Rreth fshatit

map-generator.net

Qendrim dhe Ushqim
(Hotele) mungojn
Dyqane
Lokali Osmonit                          Lokal per Dasma
Klubi ?                                 Meze dhe raki Kumbulle
Klubi Bar Coffee Andrenalina    Kafe dhe koktejl
Klubi Luka
klubi Goma

Industria
 Fshati jeton nga emigrimi, buqesia & blegtoria. kresohet nga pastermani dhe rakia e kumbulles

Travel Funares
JA KU JEMI Google maps funares
Funares per Librazhd
Fugonat nisen nga klupi Gomes ne oren 7 dhe 7:30 te mengjezit
Librazhd per Funares
Fugonat  nisen nga agencia ne oren 11 & 12 te mesdites
Shoferet e fugove jane
kurti & Luka

Pak Fjale per Funarsin
Funarsi: Fshati Funares ndodhet ne hyrje te Cermenikes..dhe eshte fshati me siperfaqe dhe popullsi me te madhe ne Cermenike.Funaresi eshte fshat i banuar qe ne kohet e lashta,shume kohe me pare emri i fshatit ka qene Flakaj?Banoret e pare kan jetuar ne nje kala te vendusur ne majen e nje mali te quajtur Shen-tat.Me vone me shtimin e popullsise,banoret filluan te ndertonin shtepija poshte malit,(tokat ne fund te malit quheshin fundi i ares me vendosjen e shtepijave ne fund te ares fshari filloj te merrte emerin Funares qe e mban edhe sot.) Fiset e pare te fshatit kane qene Kuqi,Caka e Kerpuzi,fise qe nuk ekzistojne me.Fise te tjere te vjeter qe kane arritur deri ditet e sotme jane,Kolgjini,Goma,Kuka,Stafa,Balazi,Allkeqi.Fise te tjere si Balliu,Hida,Luka,Mali,Cota,Shera,Halili,Disha,Lacku,Sula,Haka,Koci,Kurti,jane vendosur me vone ne fshat...!? (sipas gojthenave) marre nga Funares City facebook.?..

Dita e Veres

Dita e Veres vjen nga thellesite e shekujve Iliro-Arbereshe.

Kulti i kesaj Dite ne shenje, tempullin e vet, gjithe motit, e ka

pasur ne faltoren e degjuar te Zones se Cermenikes 

[Djana Kandaviensis]. Dita e veres eshte feste e riperteritjes se

gjithesise, e gjadherimit te natyres e vazhdimesise se jetes. 

Dita e Veres, shpaloset adhurimin per "Nenen Natyre", per

PJELLORINE e saj , per begatine doreleshuar.... Prandaj qe

personalizuar me gjyshen, me nenen, me nusen dhe me cucen.

Per kete dite ruhej e gjithe zahireja e motit te shkuar; palet

e fikut dhe arrat, mollet dhe ftonjt... mjalti e pekmezi... 

Ne mijeravjecare, neper trojet tona vershuar urdi te ndryshme; te

huaja, te egra. Shqiptari u mundua te ruaje identitetin kombetar.

 E, midis ketyre rebesheve, mbajti me xhelozi Diten e Veres dhe solli deri ne kohet e sotme. 

Dita e Veres... festa e pranveres shqiptare, e gjallerimit te kombit, erdhi e buker e paster, deri te ne.
Hyjni CEKA

Karakteristika gjeografike rreth Funarës Librazhd, në Elbasan, Shqipëri

Distancat ne km nga Funarsi
Funarës (0km)Prevall (6.5km)
Funar (2 km)Uljat (7 km)
Zdrajsh-Verri (3.3km)((Drizallaj)) (7.1km)
((Dranovicë)) (3.4km)Verri (7.7km)
Zgosht (3.5km)Dranovicë (7.7km)
Lunik (4.4km)((Allakë)) (7.9km)
Leljet (4.5km)Gizavesh (8 km)
((Allaj)) (4.6km)Orenjë (8.3km)
((Mëxixë)) (4.6km)Llangë (8.4km)
Verri (4.8km)Mëxixë (8.4km)
Kutërman (5.3km)((Bokaj)) (9 km)
Neshtë (5.3km)((Kaçaj)) (9.2km)
Letëm (5.4km)((Rinas)) (9.4km)
Floq (5.6km)Kostenjë (9.6km)
Llangë (6.2km)Budanë (9.7km)
Dorëz (6.5km)Kosharisht (9.8km)
.Veçori hypsographic
Maja e Funarsit (0.9km)Mali i Lunikut (7.4km)
Maja e Kozelit (2.6km)Maja e Samanikës (7.6km)
Maja e Papazhinës (5 km)Maja e Kostenjës (8.2km)
Majae Bungës (5.1km)Maja e Zjepit (8.5km)
Maja e Plikut (6.3km)Maja e Gurit të përjavshme Muzhaqit (8.6km)
Maja e Shtashit (6.8km)Maja e Zgarit (8.8km)
Maja e Gurit të përjavshme Kallfit (7.3km)
Ujrat
Përroi i Shmilit (4.6km)
Përroi i Zdrajshit (5.1km)
Perroi i Kuturmanit (5.1km)
Përroi i Përvallës (6.7km)
Përroi i Qarrishtës (6.8km)
Zalli i Gurakuqit (9.4km)




AFER DHE LARG

Në Librazhd mbërrijmë në orët e para të paradites. Një shi inatçor, që nuk na ishte ndarë gjatë të gjithë rrugës, këtu vendos të na lerë ca kohë të qetë. Qyteti është i rrethuar nga një mjegull e lehtë, që i bën edhe më të ftohta godinat e lagura. Njerëzit shpejtojnë të bëjnë përgatitjet e fundit për dimrin që tashmë po troket me ngut në prag. Në një lokal të vogël, në të dalë të qytetit, një zjarr bubulak lodron në një sobë të vjetër. Dritat kanë ikur para disa kohësh, por kjo këtu tashmë nuk i bën përshtypje askujt. Eshtë kështu dhe pikë. Nuk ka përse të diskutohet më për dritat që shkojnë e vinë, ka gjëra të tjera, më të rëndësishme, për të diskutuar. Bashkë me disa miq të vjetër e të rinj, përzihemi edhe ne në bisedë me vendasit. Sala, Edi, lajmet, për to flitet njësoj si për fqinjët, apo për ngjarje që kanë ndodhur vetëm disa orë më parë diku këtu, fare afër. Njerëzit nuk e paskan humbur ende atë shpresën se me zgjedhje mund të përmirësohet diçka nga jeta e tyre. "Nuk është se kanë edhe aq shpresë - na shpjegon më pas një banor i vjetër - është thjesht se me këtë punën e politikës kanë gjetur një gjë me të cilën të merren. Njësoj si merren me futbollin, apo me bastet. Tjetër gjë këtu, nuk ke se ç\‘bën".

Poshtë, në atë që duhej të ishte fusha e futbollit, disa djem të rinj përpiqen me mund të shtyjnë një top të përbaltur keqas. Me të vetën tani ata janë duke luajtur futboll. Balta e trashë u është ngjitur ngado, në kostumet sportive, mbi flokë, në fytyrë. Në mes të baltës figurat e vogla i ngjajnë një absurdi të vërtetë. Miqtë tanë na tregojnë një pallat të ri të ndërtuar në qendër. Mbase është i vetmi i ndërtuar në Librazhd në këtë kohë të bumit të ndërtimeve. Na thonë se janë fare të paktë njerëzit që kanë blerë apartamente këtu. Vetëm ndonjë qiraxhi dhe aq. "O burra të ikim, se këtu nuk rrihet", kjo duket se është parulla e ditës.

Marrim rrugën që do të na çojë më tutje. Më parë duhet të kalojmë disa gropa fort interesante dhe pamjen e trishtë, që të krijon një stacion i përhumbur treni, i rrethuar nga mbeturina të ndryshkura. Ca dhjetëra metra më tutje ndodhen plehrat e qytetit. I hedhin thjesht këtu, në anë të një përroi, me shpresën se ujërat e fryra do t\‘i degdisin tutje. Kemi marrë udhën për verilindje të qytetit, drejt Funarsit, një fshat që ndodhet në zonën e Orenjës, pjesë e krahinës së Martaneshit.


Nga Librazhdi në Funarës


Në letrat tona shkruhet se nuk do të na duhet të bëjmë shumë rrugë, vetëm 11 kilometra. Porse distancat në këto anë kanë një kuptim shumë relativ. Në këto 11 kilometra do të na duhet të llogarisim mirë edhe gropat, edhe baltën që nuk do të na ndahet gjatë të gjithë rrugës. Makina kolovitet një copë herë të mirë përgjatë rrugës që gjarpëron anës përroit të Rrapunit, një nga degët e shumta të Shkumbinit. Peizazhi, krejt i përflakur nga dushqet vjeshtakë, dhe gurgullima e përroit, që vjen nga poshtë luginës, janë të vetmit shoqërues për disa kilometra me radhë. Vetëm një makinë kalon bri nesh. Shoferi i çuditur ngadalëson fare dhe ngjesh hundën në xhamin e brymtë. "Cilët janë këta të panjohur me targa të Tiranës?", do të ketë pyetur veten.

Befas para nesh shfaqet një grup pallatesh. Njësoj si ato të qyteteve tona, që u ndërtuan në kohë të Enverit. Jemi në Togëz, në fshatin e parë që do të hasim gjatë rrugës sonë. Togzi është një fshat i madh, dikur qendër e një ferme shumë të rëndësishme për krejt Librazhdin. Tani, më shumë se fshat, është një gjë në mes periferisë dhe fshatit, një vend ku njerëzit vazhdojnë të rrinë për inerci, duke u bazuar kryesisht në emigracionin e burrave dhe të djemve dhe në lopët që gratë ushqejnë përditë me durim. Kodrat rreth e rrotull tij kanë qenë dikur një vend i preferuar gjuetie për Mehmet Shehun, Kryeministër i kohës. Me qindra ushtarë duhej të trembnin derrat e egër në drejtim të luginës së Rrapunit, ku i priste çiftja vdekjeprurëse kryeministrore. Tani duket se jo vetëm njerëzit, por edhe derrat e egër nuk kanë ndonjë dëshirë të fortë për të qëndruar këtu.

Ka nisur sërish të bjerë shi. Në një shteg të ngushtë, të përbaltur, disa fëmijë mbajnë njëri-tjetrin. Na shohin që nga larg me aparatet tona dhe vënë buzën në gaz. Këtë buzagaz, një përzierje mes ndrojtjes, mirësisë, naivitetit, çudisë, fatalitetit do të kemi rast ta shohim edhe më tej. Shiu ka nisur të shtohet dhe fëmijët e kalojnë shpejt atë shtegun e përbaltur. Vazhdojmë rrugën për më lart. Në Qafë-Dorëz ndahen dy rrugë. Kthesa që merr djathtas të çon në zonat e thella të Steblevës e të Lunikut. Ne marrim majtas, drejt Funarsit.


Ish-kryeplaku rrëfen varfërinë


Nga larg shohim siluetën e hollë të një minareje. Vetëm brenda pak minutash jemi në Funarës. Ne qendër të fshatit, një klub është i stërmbushur me burra. Një erë e fortë duhani të vendit e përzier me aromën e rakisë së kumbullës, del që nga porta e lënë gjysmë e hapur. Vendasit u bëjnë vend mysafirëve dhe kështu arrijmë të njohim Ferit Mokrën. Feriti ka qenë kryeplaku i fshatit për 13 vjet me radhë. Tani punon teknik në njërin prej hidrocentraleve të shumtë të vegjël që ka Librazhdi. Nuk duket të bëjë pjesë në të varfrit e fshatit, porse për ta ka se ç\‘të tregojë. Kryeplaku na rrëfen se varfëria është një plagë e kahershme e kësaj ane. "Toka nuk është prodhuese. Vetëm këtu rreth e rrotull janë 65 hektarë inproduktivë - thotë Feriti me bindje - e si do ja bëjnë 320 familjet e fshatit, që u bie secilës 1500 metra katrorë nga kjo tokë?". Ikja, kjo fjalë del sërish në skenë si e vetmja zgjidhje. Të gjithë ikin. Në fillim kanë shkuar të rinjtë në emigracion, pastaj kush të mundë të afrohet më afër qyteteve. "Ishim 3200 banorë, tani jemi a nuk jemi 1400. Në mos kanë ikur treçereku, atëherë me siguri vetëm një e katërta e fshatit do të mbesë në të ardhmen", vazhdon të tregojë ish-kryeplaku, ndërsa ne hedhim sytë nga kodrat e buta që e rrethojnë Funarsin nga të katër anët. Të jenë vërtet joprodhuese këto toka të rrethuara nga uji? Fshatarët e dinë më mirë këtë punë xhanëm, por shifrat e varfërisë që na rrëfen Feriti bien në kontrast me këtë peizazh të mrekullueshëm vjeshte që na shohin sytë. "Mos harroni të shënoni - shton Feriti - 65 për qind e fshatarëve marrin ndihmë ekonomike nga shteti. Ndihma shkon nga 800 deri në 1300 lekë. Sikur të mos ishte emigracioni, këtu do të kishit parë skena të tjera". Ndahemi me ish-kryeplakun dhe kthehemi me të shpejtë në shkollë.

Shkolla e fshatit është një godinë e re. Porse balta nuk ka dashur që t\‘u shqitet fëmijëve edhe brenda asaj, njësoj sikur të dojë t\‘u kujtojë se nga kanë ardhur e ku do të kthehen. Drejtori, Fiqiri Gjorga, është një mësues i vjetër. Ndoshta pikërisht nga që ka shumë vjet mësues këtyre anëve dhe ka parë edhe me keq, ai është optimist. "Nuk kemi probleme. Vetëm se shkolla ka nevojë për një veshje nga jashtë, një kënd sportiv, të na lidhin ujin, dhe kaq. Të tjerat janë si kudo në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Ne nuk kemi raste të largimit të nxënësve nga shkolla. Të 250 nxënësit tanë janë të gjithë në shkollë". Vetëm shkolla bëka përjashtim në fshatin e varfër, ku të gjithë duan të ikin. E kuptojmë se nuk duhet të zgjatemi më tepër me drejtorin optimist. Atij ashtu i takon të flasë, bën vetëm detyrën. Bëjmë më mirë të takojmë ndonjë fshatar të thjeshtë.


Zbathur mbi baltë


Në fillim dëgjojmë kollën e tij të thatë, pastaj, pas një gëmushe të madhe, shfaqet ai. Gesiani është 6 vjeç. Nuk është se bën shumë ftohtë, por edhe të rrish këmbëzbathur në baltën e oborrit e në mes të shiut, na duket një çikë e tepruar. I vogli na pret me të njëjtën buzëqeshje të ndrojtur të të gjithë fëmijëve të kësaj ane. Çapitet me ngut të thërrasë të atin, ndërsa ne zëmë vend në banesën e thjeshtë të Agim Dishës. 39-vjeçari jeton këtu, në shtëpinë që i kanë lënë e motra, qëkurse vetë ajo vajti në Greqi. Në sobë zjarri është shuar, ndërsa një tenxhere me fasule është bërë gati për drekën. Eshtë pjata e përditshme për Agimin dhe tre fëmijët e tij. Këtu shumë pyetje - si: Ku i gjeni të ardhurat për të jetuar - nuk kanë edhe aq shumë kuptim. Përgjigjja më e zakonshme është një ngritje supesh dhe, në rastin më të mirë: "Po ja kshtu…". "Po rrobet?". "Rroftë gabi", vjen përgjigjja. Pastaj e ka radhën një cigare e dredhur dhe sërish heshtje. Agimi dhe e shoqja janë nga ata që marrin një asistencë minimale. E vetmja e ardhur e vërtetë kanë qenë paratë që Agimi ka sjellë sa herë që shkonte ilegalisht në Greqi. Porse, sa herë ka vajtur, aq herë edhe e kanë kthyer pas pak kohësh.

Lefteri, më i madhi i fëmijëve, na e bën me shenjë. Kërkon të na tregojë diçka. Në oborr hapet dera e një hauri. Lopa na shikon e trembur që nga errësira e murit prej thuprash. Kjo është shpresa e vetme e Agimit. "Kurse këtu janë thasët e miellit - na tregon Lefteri një dhomë të vogël - i ka marrë babi me listë".

Brenda në dhomën e trishtë të Agimit bën ngrohtë. I zoti i shtëpisë i ka hedhur dru sobës. Nuk bën që miqtë të kenë ftohtë. Ndërsa Gesiani vesh me nxitim një palë çorape të reja që ia sjell e motra, Mariana, me nxitim dhe si e zënë në faj. Mariana është 12 vjeçe. Endrra e saj e madhe, me sa duket, është që të bëhet… shkrimtare. "Po përse shkrimtare dhe jo ndonjë profesion tjetër, doktoreshë, për shembull", e pyesim. "Më pëlqen që të mendoj gjëra të bukura dhe pastaj t\‘i shkruaj në letër", përgjigjet vajza me ndrojtje. Një ëndërr e bukur vërtet, porse Mariana nuk ka parë libra të tjerë përveç atyre të shkollës. Njëri prej nesh, shkrimtar nga profesioni, vrapon drejt makinës. Për fat i kanë mbetur disa libra. Mariana e sheh me mirënjohje, duke e shtrënguar atë libër të thjeshtë si gjënë më të shtrenjtë. Ka ardhur koha të ndahemi me varfërinë e familjes Disha. Makina rrugëton sërish në shtegun e përbaltur, ndërsa ne e ndjejmë se deri sa të zhdukemi në kthesën e parë do të na ndjekë ai, buzagazi i trishtë i varfërisë, kolla e thatë e Gesianit të vogël dhe lumturimi i Marianës për librin e saj të parë, krejtësisht të vetin.


Tre mijë lekë për gjashtë vetë


Tashmë jemi tërësisht në mbretërinë e baltës. Nuk ka më asnjë degë ku të mbështetësh këmbën, asnjë gur shpëtimtar, asnjë plis dheu të thatë, asgjë… Ka vetëm blatë, baltë dhe sërish baltë. Kështu është shtegu që marrim për të shkuar në një familje tjetër, te Tushe Balliu.

Gjëja e parë që hasim në pragun e shtëpisë është një grumbull i madh këpucësh të përbaltura. Bashkojmë edhe ne këpucët tona, tashmë plumb të rënda, me ato të familjarëve dhe hyjmë brenda. Shtëpia e Tushes ka vetëm një dhomë. Një dhomë dhe një si katua. Gjashtë vetë - katër fëmijë dhe dy prindërit - jetojnë në këtë shtëpi të improvizuar. Një televizor që nuk punon dhe një fuçi e vjetër, e shndërruar në sobë janë të vetmet orendi të familjes Balliu. E gjithë familja jeton me pensionet e kooperativës, shuma mujore 3 mijë lekë. Asnjë lek më tepër nuk futet në këtë shtëpi. Disa pula shëtisin krenare, si të shtëpisë brenda në dhomë. E ndjejnë edhe ato që janë të rëndësishme për këta njerëz. Askush nuk do t\‘i trazojë.

Në një kënd, në anë të një dritareje që fryn nga të gjitha anët, Valbona, më e vogla e shtëpisë, po bën detyrat. Një kollë e thatë, njësoj si ajo që dëgjuam të dilte nga gjoksi i Gesianit, e bezdis fort. Valbona shkon në klasë të dytë. E kalon shpejt hutimin që shkakton ardhja e të huajve në shtëpi dhe kthehet te detyrat e saj. Ajo ende nuk e di se për çfarë po flasin më të mëdhenjtë. Ende nuk e di se nga vjen ajo copa e thjeshtë e bukës që e ëma i jep me vete. Ajo, për fat, ende nuk e di se ç\‘do të ndodhë me të dhe me njerëzit e saj kur të rritet edhe ca. Thjesht bën detyrat, duke thithur hundët herë pas here.

Nuk e mësuam dot se sa vjeç është Tushja. Një zonjë nuk është mirë ta pyesësh për moshën. Dimë vetëm se tashmë i ka mbetur fare pak mish mbi skeletin e saj, si dhe shumë herë më pak dhëmbë në gojë. Tushja na qeras me bujari me nga një kokërr mollë të vogël. Na ngec në fyt kur mendojmë se mbase i kemi hyrë në pjesë Valbonës së vogël, që bën detyrat. Bëjmë të ngrihemi. Na duhen ca orë të mira për t\‘u kthyer në shtëpitë tona. Tushja proteston: "Do rrini për një kafshatë bukë. I kam marrë ca kokrra patate në Lunik…". Këtë herë do t\‘ia prishim qefin të zonjës së shtëpisë: Mollën ta hëngrëm, patatet jo. Tushja nuk di se ç\‘të bëjë. Thjesht vë buzën në gaz, si e zënë në faj. Ajo buzëqeshje pa dhëmbë nuk do të na hiqet nga mendja edhe për ca kohë. Ngjeshim këpucët tona të përbaltura dhe kthehemi sërish andej nga erdhëm. Nëpër baltë, sigurisht. Matanë xhameve të dritares së saj, Valbona e vogël na ndjek me sy deri larg. Edhe ajo ka vënë buzën në gaz. Ose, të paktën, kështu na duket neve.


Refleksione te mësuesi i muzikës


"Hë, e patë qysh jetojmë?". Njeriu që pyet është Rrahmani, një mësues muzike, që e ka shtëpinë vetëm pak metra larg shtëpisë-dhomë të Tushes. Rrahmani ka punuar deri para pak kohësh si mësues. Standardi i jetesës së familjes së tij është krejt i ndryshëm nga familjet e varfra që kemi vizituar, por megjithatë ai vazhdon të thotë "ne" dhe jo "ata". I duket sikur familjet e varfra të fshatit janë njëherazi edhe pjesë e jetës së tij. Te Rrahmani ndalojmë një copë herë të çlodhemi ca dhe të çlirohemi nga balta që na ka mbërthyer gjithandej. Një pjesë të shtëpisë mësuesi i muzikës e ka shndërruar në një lokal të thjeshtë. Këtu ndalojnë kalimtarët që shkojnë për më lart, për në Orenjë, ku është edhe qendra e komunës.

Në lokalin e Rrahmanit, dy të rinj po rrëkëllejnë nga një birrë. E kanë kuptuar që nuk jemi nga fshati dhe nisin shtruar një muhabet femrash. Dialektin e kanë të sforcuar mundohen të flasin, pa ia dalë sigurisht, në një elbasançe të kulluar. Njësoj sikur të duan të na thonë se ata nuk janë prej këndej. Ata janë tashmë të rinj qyteti, që e dinë se përse flasin dhe kur flasin. Njësoj si ne qytetarët, me një fjalë. Jashtë, në rrugicën e përbaltur të Funarsit, një qen ka kohë që luan me një copë plastmasi. Një djalosh ka gjetur pikërisht këtë rrugë për të veshur këpucët e tij të bardha, fringo të reja. Heq keq duke u munduar të ecë nëpër pragjet e shtëpive. Kur ndodhet vetëm pak metra larg lokalit të Rrahmanit i ndodh hataja. Në kthesë një kamion i madh nuk e ul fare shpejtësinë. Një dallgë balte përplaset mbi fatkeqin dhe këpucët e bardha shndërrohen sakaq në dy objekte pa formë në ngjyrë të kafenjtë. Djaloshi ëndërrimtar kthehet andej nga erdhi, duke sharë mbarë e prapë. Për herë të parë për këtë ditë e vëmë edhe ne buzën në gaz. Vetëm se ishte një buzagaz i vërtetë. Jo si ai, i trishtuari, që na ndoqi nga pas kudo që vajtëm.

Nga; Gazeta-Shqip



Orenja, “mbretëria e largët”

Atë mëngjes dielli, rrezatonte si jo ditë më parë gjatë këtij shkurti. Një natë më parë  shërbimi meteorologjik kishte njoftuar rritjen e temperaturave. Një lajm i mirë ky përballë dëborës së këtij moti. Nisemi nga Tirana si shumë herë të tjera herët, për t’u përgjigjur thirrjeve për ndihmë që vinin nga verilindja e vendit.  Pas një orë e gjysmë mbërrijmë në Librazhd, vendin i cili përveç disa pallateve 4-5 katëshe dhe dy rrugëve të asfaltuara nuk ka ndonjë gjë tjetër që të kujton qytetin.  Pas një ndalese të shkurtër aty pasi na dalin disa probleme të vogla koordinimi, nisemi drejt destinacionit tonë.
Siç ishim njoftuar rruga ishte e vështirë për t’u kaluar. Ylli Gurra funksionar i lartë i KMSH-së, një njeri i thjeshtë e modest, përtej petkut të postit, ai i cili kishte organizuar edhe këtë “operacion” ndihmash, njofton një mikun e tij që punonte si shofer që të na çonte atje për ku ishim nisur. Kamioni i ushtrisë i ngarkuar me pakot ishte nisur më parë, bashkë me të kishte shkuar administratori i Myftinisë së Librazhdit Xhevahiri dhe një person tjetër që njihte mirë rrugën.
Në kohën kur po bisedonim së ku mund të ishte tashmë kamioni i ushtrisë, vjen edhe makina me të cilën do të niseshim. Ishte një benz i vjetër që fillimisht nuk ma mbushi mendjen se  do të mund të çante rrugën, por që shumë shpejt ndryshova mendim.
Rrugës ndalemi në një karburant gjysmë të shkatërruar, për të furnizuar makinën me naftë edhe pse kur ishim nisur ishim furnizuar, menduam që të sigurohemi më mirë përpara se të mbeteshim rrugës. Aty edhe pyetëm se  kë rrugë duhet të marrim sepse ndodheshim në një kryqëzim. Pasi punonjësi i karburantit na tregon rrugën, pak metra më tutje një tabele e hedhur përtokë  shkruan “ Welcome to Orenja”, kjo ishte edhe copëza e fundit e “qytetërimit” në këto anë. Pak më parë isha ankuar se rruga ishte e keqe dhe nuk i kisha besuar shoferit kur më kish thënë se kjo nuk është gjë farë, ka edhe më keq.  Me të vërtetë që pas kalimit të tabelës rruga nuk ka më asgjë të ngjashme me rrugën, aty fillojnë të duken edhe gjurmët e para të dëborës.
Shumë shpejt kalojmë kamionin dhe ndalojmë pasi Besimi (shoferi i kamionit) na bën shenjë që të presim. Xha Xhevahiri, për shkak të moshës dhe rrugës me gurë e gropa nuk mund të udhëtonte dot me IFON e ushtrisë, kështu që   vjen e hipën ne benz për të vazhduar rrugën.  Gjatë udhëtimit Xhevahiri na tregon fshatrat që kalojmë  njëri pas tjetrit. Ai na tregon për malet përballë dhe për rrugën që duket atje tej që të lidh edhe me Dibrën  e Maqedoninë.  – Këtu jemi në Funarës thotë xhaxha Xhevo, dikush nga ne ia kthen me shaka – Ky emër duhet të rrjedhe nga rrënjët “Në fund të Arës”, por Xhevo vazhdon të na tregojë: – Atje tej është mali i Shebenikut.
Sa më shumë ngjitemi aq më shumë shtohet edhe trashësia e dëborës, megjithëse krahasuar me ditë më parë siç mësojmë më pas,  gjendja ishte shumë më e mirë, e normalizuar. Por ngrica,  dhe rruga e deformuar bënte punën e saj në vonesën tonë, diku rruga ishte tërë baltë e llucë e diku me shtresa të fshehura akulli, çka e bënte më të rrezikshme.Fshatrat që shohim ndanë rrugës janë në një gjendje të mjerueshme, shtëpitë e vjetra të plasaritura, gjysmë të rrënuara, ku vetëm ndonjë antenë e vendosur mbi tjegullat e thyera në bën të kuptojmë se është e banueshme. Në rrugë e sipër na bën përshtypje kur kalojmë pranë një ndërtese e vjetër me gurë por disi e mirëmbajtur ku shkruhej “Bar Kafe Adrenalina”, a thua kishte  mbetur ndo pak vend për adrenalinë përballë asaj pamje të trishtë.
Vendi i zbardhur nga dëbora, nga ngrohja e motit  kish filluar të bëhej njolla-njolla të zeza, ku bora ishte shkrirë pjesë-pjesë duke krijuar një panoramë bardhë e zi. Përballë kësaj panorame, fshatarët e kësaj zonë jetonin me shpresën se një ditë do t’u asfaltohej rruga, ky ishte edhe shqetësimi më i madh i tyre. Një tricikël e ngarkuar me ushqim për bagëtinë rreth 500 metra larg na hap krahun në rrugën njëkalimëshe. Edhe në këto ditë të ftohta banorëve përveç jetesës së tyre u duhej të siguronin edhe ushqim për bagëtitë. “Më mirë të rri vetë pa ngrënë se sa të lë bagëtinë”, na thotë një fshatar i cili po përpiqej të ngarkonte gomarin me bar nga mullari i shprishur, në një arë larg shtëpisë.
Rrugës ndalemi edhe disa herë pasi makina ta mëdha me ushqime na kishin zënë rrugën. Disa banorë të fshatrave të tjerë përreth kishin shfrytëzuar këtë situatë për të bërë tregti. Në këto zona të thella. Xhevahiri  vazhdon të na informojë me emrat e zonave dhe duke na treguar ndonjë ndodhi të kohëve më parë, gjë që na e bënte udhëtimin më interesant dhe na bënte më kureshtar për të mësuar më shumë. Në një rrugë ku mezi po kalonim takojmë dy fëmijë. Një vajzë dhe një djalë pak më i vogël duke ecur ndanë rrugës ku këmbët i humbisnin në dëborë. Kishin ngarkuar nga një thes në krah, fillimisht nuk po e dallonim dot, por kur afrohemi shohim se në thasë kishin hekurishte për skrap. Kush e di se ku kishin mundur t’i siguronin mes asaj dëbore.
Pas tre orë udhëtimi më në fund arrijmë në “mbretërinë e largët” të Orenjës, mes maleve, dëborës  e të ftohtit.  Pamja ishte e zymtë. Fshati shtrihej një luginë buzë një gremine të vetmuar e rrethuar me male të larta e të mbuluara në dëborë.Në lokalin në dalje të fshatit na prisnin shumë njerëz, kreu i komunës Ndriçim Lila, i kishte njoftuar më parë. Matanë atje tej mes maleve ndodhej Gurakuqi, na tregojnë banorët  që kishin ardhur që andej, ku dëbora arrinte në trashi shumë më të mëdha. Banorëve u duhej një orë ecejake mes dëborës e pyllit për të ardhur aty.
Pasi shpërndajmë pakot, mes turmës vërej vajzën dhe djalin që kishim takuar më parë rrugës. Aty mësojmë se vajza ishte diku 10 vjeç dhe kishte shumë dëshirë që të shkonte në shkollë, por siç na rrëfen më vonë i ati nuk kishte mundësi financiare që ta çonte në shkollë dhe se shkolla ishte shumë larg dhe rruga behej e rrezikshme për fëmijët me përrenjtë e pyjet që mbulonin vendin.  Historia e vajzës që donte të shkollohej, vajzës që për fat keq nuk ia mësuam dot emrin na preku të gjithëve. Largohemi që aty dhe zbresim në te tjerë fshatra për të shpërndarë pako të tjera ndërkohë që nata kishte kohë që kishte mbuluar ato zona të thella. Kthehemi në Librazhd rreth orës 21. Gjumi na merr pa pyetur, pas atij rrugëtimi të lodhshëm prej 12 orësh.
22 Shkurt 2012 


Nga; Dritaislame



Rrethi LIBRAZHD

Rrethi i Librazhdit ben pjese ne qarkun e Elbasanit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Librazhd; KOMUNA Librazhd Qender: Arrez, Babje, Dorez, Dragostunje, Kuturman, Gizavesht, Librazhd Katund, Marinaj, Qarrishte, Spathar, Togez; QYTETI Prrenjas; Prrenjas –Fshat, Rrashtan; KOMUNA Hotolisht: Hotolisht, Dardhe, Vulçan, Buzgare, Kokreve, Vehçan, Xhyre; KOMUNA Lunik: Lunik, Prevall, Dranovice, Kostenje, Letem, Zgozht, Koshorisht; KOMUNA Stebleve: Stebleve, Zabzun, Borove, Llange, Sebisht, Moglic, Prodan; KOMUNA Polis: Polis, Mirake, Gostime, Sheh, Gureshpate, Vilan; KOMUNA Orenje: Orenje, Floq, Gurakuq, Ballgjin, Rinas, Zdrajsh Verri,  Zdrajsh, Neshte, Mexixe, Funares.

Në këtë rreth do të keni mundesi të vizitoni këto monumente kulture(2):
· Ura e Kamarës në fshatin Mirakë. 
· Ura e Gurit në fshatin Mirakë. 
· Ura antike e Keçit në fshatin Mirakë. 
· Rrënojat e Urës antike mbi lumin Shkumbin në bregun e djathtë të urës së Haxhi Beqarit në fshatin Mirakë. 
· Traseja e Urës Egnatia nga ura e Haxhi Beqarit deri në fshatin Qukës. 
· Shpella në fshatin Kosharisht (Kisha). 
· Shpella e Qafë Thanës mbi fshatin Urakë (Kisha). 
· Shtëpia  e Balliut fshati Funares
· Shtëpia  e Qamil Cenit në fshatin Gurakuq. 
· Shtëpia  e Hazis Lalës, fshati Rinas. 
· Shtëpia  e Arif Snallës, fshati Kostenjë. 
· Shtëpia  e Kamber Dishës, fshati Dranavicë. 
· Shtëpia  e Gani Alushit, fshati Zdrajsh. 
· Shtëpia  e Kamber Albrahimit, fshati Mxixë. 
· Shtëpia  e Xhevdet Tomës, fshati Orenjë. 
· Shtëpia  e Zyra Koçit (Nënë Zyrasë), fshati Orenjë. 
· Shpella e Gurit “Guri i Muzhaqit” në verilindje të fshatit Orenjë ku në Korrik të vitit 1943 - Qershor 1944 ka qenë vendosur shtypshkronja ilegale në të cilën janë shtypur dokumenta të rëndësishëm të Partisë dhe Shtabit të Përgjithshëm. 
· Guri i Pishkashit mbi fshatin Pishkash. 
· Kisha në shpellën mbi fshatin Kosharisht.
· Kisha në Qafthanë mbi Urakë. 
· Fortifikimi mesjetar në Prrenjas. 
· Kalldrëmi Tunjë - Prenjas 24 m.